Lidhje

Izraeli vazhdon për 16 ditë me radhë sulmet ajrore dhe me artileri të rëndë në Libanin e jugut


Izraeli vazhdon sulmet ajrore dhe me artileri të rëndë në Libanin e jugut, ndërsa luftimet me guerilasit Hezbollah vazhdojnë për 16 ditë me radhë.

Aeroplanët izraelitë sulmuan sot në mëngjes një kullë komunikimi afër një baze të ushtrisë libaneze rreth 45 kilometra në veri të kryeqytetit. Nuk pati njoftime për viktima.

Dje, Izraeli pësoi humbjet më të rënda brënda një dite në luftimet me guerilasit Hezbollah. Luftëtarët Hezbollah vranë 9 ushtarë izraelitë gjatë luftimeve të ashpra afër kufirit me Libanin e jugut.

Ushtria izraelite njoftoi se 8 ushtarë të saj u vrarë në pritë afër qytetit Bint Jbail, bazë e fortë e Hezbollahut në Liban afër kufirit. Ushtria njoftoi se ushtari i nëntë u vra në Maroun Ras, qytet që Izraeli e mori nën kontroll disa ditë më parë. Forcat izraelite janë përpjekur për disa ditë me radhë që të marrin nën kontroll qytetin Bint Jbail.

Zyrtarë ushtarakë izraelitë thanë se edhe Hezbollahu ka pësuar humbje të rënda, por numri i të vrarë nuk është konfirmuar. //ze

XS
SM
MD
LG