Lidhje

Qeveria shqiptare u jep azil politik pesë myslimanëve ujgurë kinezë


Qeveria shqiptare u dha azil politik pesë etnikëve myslimanëve ujgurë kinezë që u liruan nga burgu në Gjirin Guantanamo të Kubës. Autoritetet thanë se kërkesat për azil u miratuan në fillim të këtij muaji.

Ujgurët arritën në Shqipëri, pasi autoritetet amerikane thanë se ata nuk përbënin një kërcënim terrorist, por mund të persekutohen në se kthehen në Kinë. Kina kishte kërkuar kthimin e ujgurëve dhe i lidh ata me një grup separatist ekstremist në rajonin veriperendimor mysliman të Xin-xhianit. Kombet e Bashkuara e kanë këtë grup, Lëvizjen Islamike për Turkmenistanin Lindor, në listën e organizatave terroriste. Forcat amerikane i arrestuan pesë ujgurët gjatë pushtimit të Afganistanin në vitin 2001.//lk

XS
SM
MD
LG