Lidhje

Kryeministri britanik paralajmëron për ndalimin e reklamave që dëmtojnë shëndetin e fëmijëve


Kryeministri britanik Tony Blair paralajmëroi për ndalimin nga qeveria të reklamave për të ashtuquajturat ushqime të pashëndetshme për fëmijët, në se kjo industri nuk cakton vetë caqe të pranueshëm.

Kryeministri Blair tha gjatë një fjalimi dje se nevojiten standarte më të larta kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.

Ai tha gjithashtu se britanikët duhet të tregojnë më shumë përgjegjësi për shëndetin e tyre, duke thënë se probleme si mbipesha, pija e alkolit dhe e cigares krijojnë një barrë të rëndë për sistemin kombëtar të shëndetsisë.

Kompani britanike të reklamave dhe të ushqimeve po shqyrtojnë mënyra si të pakësojnë reklamat për fëmijët. Por disa rrjete televizive kanë shprehur shqetësim rreth mundësisë së humbjes së të ardhurave nga reklamat.

XS
SM
MD
LG