Lidhje

Itali: Shpëtohen 14 imigrantë libanezë në brigjet siçiliane


Zyrtarët në Siçili thonë se kanë shpëtuar në det 14 emigrantë nga Libia që po përpiqeshin të arrinin në brigjet italiane. Një oficer i marinës italiane tha se anija e tij i gjeti emigrantët pranë ishullit të Lampeduzës, që ndodhet mes Siçilisë dhe Libisë në Detin e Mesdheut.

Emigrantët u thanë marinarëve italianë se 13 të tjerë kishin vdekur. Të mbijetuarit thanë se i kishin hedhur trupat e tyre në det. Zyrtarët thanë se të mbijetuarit kishin kaluar ditë të tëra pa ushqim dhe ujë. Të paktën shtatë prej tyre u dërguan në kryeqytetin e Siçilisë, Palermo në gjendje kritike.

Lampeduza është një nga destinacionet më të përdorura për emigrantët nga Afrika Veriore. Qindra njerëz kanë mbërritur në Lampeduza kohët e fundit.//lk

XS
SM
MD
LG