Lidhje

Papa bën thirrje për t'u dhënë menjëherë fund luftimeve në Liban


Papa Benedikti përsëriti një thirrje urgjente për armëpushim të menjëhershëm në Lindjen e Mesme për t’i dhënë fund krizës që ai e cilsoi tepër serioze dhe tragjike.

Duke folur sot pranë Romës, Ati i Shenjtë tha se po sheh se gjendja po keqësohet, duke sjellë qindra të vdekur dhe shumë të plagosur në luftën e Izraelit me guerriljet Hezbollah.

Papa Benedikt përmendi gjithashtu një numër të jashtëzakonshëm të pastrehësh dhe të zhvendosurish si edhe shkatërrimin e shtëpive dhe infrastrukturës. Ai tha se urrejtja dhe ndjenjat e hakmarrjes duket se po rriten.

“Në emër të Zotit, tha Ati i Shenjtë, u bëj thirrje përgjegjësve për valën e dhunës”, që të ndërmarrin hapa për uljen e menjëherëshme të armëve nga të gjitha palët.

XS
SM
MD
LG