Lidhje

Këshilli i Sigurimit: “tronditje e jashtëzakonshme” për sulmin në Kana


Këshilli i Sigurimit i OKB-së shprehu “tronditje dhe hidhërim të jashtëzakonshëm” lidhur me sulmin e djeshëm ajror të Izraelit në fshatin Kana të Libanit, ku gjetën vdekjen më shumë se 50 civilë libanezë.

Në një deklaratë të bërë mbrëmë vonë, Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh tha se ndjen keqardhje të thellë për viktimat e pafajshme. Këshilli i Sigurimit ra dakord gjithashtu të veprojë me shpejtësi për të miratuar një rezolutë që parashikon një zgjidhje të qëndrueshme të krizës në Liban, por nuk bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në konfliktin midis Izraelit dhe Hezbullahut.

Sulmi ajror izraelit në Kana është bërë shkak për thirrje ndërkombëtare për një armëpushim të menjëhershëm. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, dënoi sulmin dhe tha se i vjen keq që thirrjet e tij të mëaparshme për t’u dhënë fund luftimeve nuk u përfillën.

Në një deklaratë të përbashkët, Britania dhe Gjermania thanë se sulmet e djeshme ajrore “theksojnë nevojën e ngutëshme për një armëpushim sa më shpejt që të jetë e mundur.”//ii

XS
SM
MD
LG