Lidhje

Koshtunica: Serbia nuk do të heqë kurrë dorë nga Kosova


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, tha se Serbia nuk do të heqë kurrë dorë nga pretendimi për Kosovën, edhe në se i ofrohet anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Sipas komenteve të botuara sot në gazetën Danas, zoti Koshtunica është shprehur se qeveria e tij do të përdorë të gjitha rrugët ligjore për të mbajtur Kosovën. Kryeministri i Serbisë tha se disa segmente të komunitetit ndërkombëtar e kanë lidhur anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, me gadishmërinë e saj për të pranuar pavarësinë për Kosovën.

Më tej, ai theksonte se “kjo është e pamundur”, duke shtuar se asnjë vendi nuk i është kërkuar të heqë dorë nga një pjesë e territorit të tij për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Zoti Koshtunica tha se strategjia e Serbisë është përqëndruar në të drejtën ligjore mbi Kosovën dhe jo në kërcënime për përdorim force, për të mbrojtur interesat e saj. Kjo është strategjia që do të ndiqet edhe në të ardhmen, tha ai.//lk

XS
SM
MD
LG