Lidhje

Irak: Vriten mbi 50 vetë dhe plagosen me dhjetra në disa incidente


Autoritetet irakiane thonë se në një sërë sulmesh me bomba gjatë ditës së sotme u vranë më tepër se 50 vetë dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në veri të Bagdadit, ku nga një shpërthim bombe anës rrugës u vranë 23 ushtarë irakianë. Ndërsa nga një shpërthim pranë një banke në Bagdat, u vranë 14 persona, përfshirë disa ushtarë. Banka ishte e mbushur me ushtarë që po merrnin pagesën mujore.

Në qytetin e Basrës, ushtria britanike thotë se nga një predhë mortaje u vra një ushtar britanik. Në një incident tjetër, nga shpërthimi i një bombe anës rrugës u vra një ushtar amerikan në Bagdat. Nga zhvillimet e tjera, guvernatori i Naxhafit tha se persona të armatosur rrëmbyen 45 banorë shi’itë ndërsa ata po udhëtonin përmes një zone suni.//lk

XS
SM
MD
LG