Lidhje

Shëndeti i Kastros, sekret shtetëror


Zyrtarët kubanë thonë se Presidenti Fidel Kastro është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore pas operacionit të djeshëm, por nuk kanë dhënë hollësi rreth sëmundjes.

Një gazetar i televizionit kuban tha sot se ai kishte folur me udhëheqësin 79 vjeçar duke shtuar se ai ndihej shumë mirë. Po ashtu televizioni transmetoi një dekelaratë nga Fidel Kastro ku thuhej se hollësitë rreth gjendjes së tij shëndetësore janë sekret shtetëror për shkak të kërcënimit nga Shtetet e Bashkuara, siç theksonte deklarata.

Këtu në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se zyrtarët po ndjekin zhvillimet, por nuk e dinë gjendjen e vërtetë shëndetësore të tij. Presidentët e Bolivisë dhe Venezuelës i uruan shërim të shpejtë Fidel Kastros dhe shprehën solidaritet me këtë shtet-ishull të Karaibeve. Në Bruksel zyrtarët e Bashkimit Evropian, lëshuan sot një deklaratë ku thanë se urojnë që Presidenti Kastro dhe demokracia në Kubë të mëkëmben së shpejti.

XS
SM
MD
LG