Lidhje

Parlamenti ukrainas konfirmon Viktor Janukoviç si kryeministër të vendit


Parlamenti i Ukrainës miratoi kandidaturën e Viktor Janukoviçit, ish-rival i Presidentit Jushçenko, si kryeministër i vendit, duke i dhënë kështu fund një krize politike 4-mujore. Kandidatura u miratua me 271 vota pro, 9 kundër, ndërsa 170 deputetë abstenuan.

Partia e Rajoneve, e zotit Janukoviç, e cila ka pikëpamje pro-ruse, mori shumicën e vendeve në parlament në zgjedhjet e marsit, por nuk arriti të sigurojë kontrollin e parlamentit. Koalicioni i kryesuar nga Partia e Rajoneve e paraqiti zotin Janukoviç si kandidat për kryeministër. Presidenti Viktor Jushçenko e kundërshtoi deri dje kandidaturën e tij.

Të dy udhëheqësit kanë qenë rivalë dhe në zgjedhjet e vitit 2004 konkuruan për postin e presidentit, ku zoti Janukoviç shpalli veten fitues. Gjykata e Lartë e Ukrainës e anuloi atë rezultat pasi tha se kishte pasur manipulime dhe zoti Jushçenko fitoi pas përsëritjes së votimeve.

XS
SM
MD
LG