Lidhje

Serbia përkujton 11 vjetorin e mësymjes së ushtrisë kroate


Autoritete serbe morën sot pjesë në një shërbim fetar në përkujtim të 11-vjetorit të mësymjes së ushtrisë kroate që rezultoi në rimarrjen nën kontrollin e Kroacisë të zonave që kontrolloheshin nga serbët në Kroaci.

Presidenti serb, Boris Tadiç, mori pjesë në shërbimin për viktimat e mësymjes, që u mbajt në kishën e Shën Markut në Beograd. Kryeministri Vojisllav Koshtunica, nga ana e tij, përmes një deklarate, thoshte se operacioni, si pasojë e të cilit 200 mijë serbë u larguan nga Kroacia, mbetet krim i pandëshkuar.

Kroacia e shënon përvjetorin zyrtarisht më 5 gusht - dita kur ushtria kroate rimori nën kontroll Kninin - bastion i serbëve.

XS
SM
MD
LG