Lidhje

Rajs: Fidel Castro nuk duhet të zëvendësohet nga një tjetër diktator


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleeza Rice tha se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë ndryshime demokratike në Kubë por nuk do të shkaktojnë një krizë politike ndërsa presidenti kuban Fidel Castro vazhdon të jetë i sëmurë.

Duke folur sot në televizor, sekretarja Rice tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah atyre që kërkojë një proces demokratik në Kubë dhe se Fidel Castro nuk duhet të zëvendësohet nga një tjetër diktator.

Ndërkohë gjatë një vizite në Bolivi dje, nënpresidenti i Kubës Carlos Lage tha se presidenti Fidel Kastro nuk ka kancer në stomak dhe se po e merr veten pas operacionit të së hënës.

Zoti Lage tha se udhëheqësi kuban po mëkëmbet nga një ndërhyrje për të ndaluar një hemoragji të brendëshme. Qeveria kubane e ka mohuar vazhdimisht faktin se shëndeti i zotit Castro po keqësohet por ende vazhdojnë të qarkullojnë fjalë rreth gjendjes të tij. Ajo që po i shton spekulimet është fakti se ndonëse detyrat presidenciale i ka marrë vëllai i presidentit, Raul, ai nuk është shfaqur fare në publik që kur u njoftua transferimi i pushtetit.

XS
SM
MD
LG