Lidhje

Arkeologët bullgarë zbulojnë sende ari të periudhës trakiane


Arkeologët nxorrën një kamë ar-platini dhe më shumë se 500 ornamente të tjera ari nga një varr i lashtë në Bulgarinë qëndrore.

Drejtori i Muzeut Kombëtar të Bullgarisë tha se sendet janë pjesë e një thesari të zbuluar fillimisht në një varr të periudhës trakiane që mund të jetë varri i ndonjë sundimtari apo prifti. Duke folur sot në Sofie, Bozhidar Dimitrov tha se kama 16 centimetra, e cila i takon shekullit të tretë para krishtit, është ende e mprehtë dhe pothuajse në kushte perfekte. Vendi i varrit u zbulua dy vjet më parë pranë një fshati në Bullgarinë qëndrore. Vitin e kaluar, arkiologët gjetën më shumë se 15 mijë pjesë të vogla ari në këtë zonë.

Bullgaria qendrore konsiderohet si djepi i civilizimit të lashtë trakian, i cili shtrihej nga Kaukazet deri në veriperëndim të Turqisë së ditëve tona nga viti 4 mijë para krishtin në shekullin e katër.

XS
SM
MD
LG