Lidhje

Një grup për të drejtat e njeriut thekson se një spastrim i ri etnik kërcënon Kosovën


Një grup ndërkombëtar që vëzhgon gjendjen e pakicave thotë se një dhunë e re etnike mund të shpërtheje në Kosovë në mungesë të ligjeve të forta që parandalojnë një gjë të tillë.

Grupi Ndërkombëtar për të Drejtat e Pakicave me qendër në Londër përmes një raporti sot kritikon komunitetin ndërkombëtar për dështim në mbrojtjen e pakicave në Kosovë. Raporti thotë se pas shtatë vitesh nën Kombet e Bashkuara dhe administratës ndërkombëtare, situata në Kosovë është “pak më mirë se sa katastrofike”.

Raporti thekson se ndarja e komuniteteve etnike është e theksuar në Kosovë dhe thotë se mijëra njerëz akoma mbeten të zhvendosur. Aty thuhet se situata e grupeve etnike në Kosovë, përfshi serbët, shqiptarët, kroatët, turqit dhe romët, mbetet më e keqja në Evropë sepse shoqëria është kaq e coptuar saqë asnjë pjesë e popullsisë nuk ndihet e mbrojtur.

Grupi bën thirrje për përpjekje masive për t’i dhënë fund ndarjes etnike dhe forcimin e zbatimit të ligjit për të mbrojtur pakicat.

XS
SM
MD
LG