Lidhje

Kukcevic: I dyshuari për krime lufte Ratko Mlladiç fshihet në Serbi


Prokurori i Serbisë për Krimet e Luftës, Vladimir Kukcevic thotë se ai i mbështet plotësisht komentet e zyrtarëve të OKB-së se i dyshuari për krime lufte Ratko Mlladiç fshihet në Serbi.

Komentet e tij u botuan sot në gazetën Blic. Në të kaluarën Serbia ka mohuar se Ratko Mlladiç ndodhet në Serbi, duke shtuar se Beogradi kishte bërë ç’kishte mundur për ta kapur dhe dorëzuar në Hagë të pandehurin.

Moskapja e Ratko Mlladiçit e shtyu Bashkimin Evropian në fillim të vitit të pezullonte bisedimet paraprake të anëtarësimit me Serbinë. Ratko Mlladiç është akuzuar në vitin 1995 për gjenocid, por që atëhere ai nuk është kapur dot.

Gjykata e Hagës e ka akuzuar atë për rolin e tij si komandant i forcave serbe në Bosnje Hercegovinë, për sulmet ndaj civilëve, përfshirë edhe masakrën e Srebrenicës.

XS
SM
MD
LG