Lidhje

Fondacioni Gates dhuron 500 milionë dollarë për kurimin e sëmundjeve


Fondacioni Bill dhe Melinda Gates njoftoi dhurimin e 500 milion dollarëve Fondit Global për Luftën kundër Sidës, Tuberkulozit dhe Malaries.

Dhurimi do të bëhet gjatë një periudhe pesë vjeçare ndaj organizatës me bazë në Gjenevë.

Në një deklaratë sot, bashkëthemeluesei i Microsoftit Bill Gates e quan Fondin Global “një nga iniciativat më të rëndësishme shëndetësore në botën e sotme”.

Njoftimi vjen ndërkohë që 25 mijë shkencëtarë dhe ligjvënës dhe studiues të Sidës do të takohen këtë fundjavë në Toronto të Kanadasë në një konferencë vjetore.

Fondacioni Gates i ka dhuruar më parë 100 milion dollarë Fondit Global në vitin 2001 dhe 50 milion dollarë tre vjet më vonë.

XS
SM
MD
LG