Lidhje

Shqipëri: Viktimat ne Adriatik shpallen zyrtarisht të humbur


Në Shqipëri autoritetet njoftuan sot zyrtarisht se të gjashtë personat të cilët ndodheshin në bordin e helikpoterit qeveritar që u rrëzua në Adriatik natën e 16 korrikut, konsiderohen të humbur.

Kërkimet në det të kryera nga një anije e specializuar franceze mundën të gjenin helkikopterin, pjesët e të cilit u nxorrën nga thellësia 1024 metra. Autoritetet e marinës shqiptare thanë se kabina e helikopterit ishte shumë e dëmtuar dhe se nuk ishte gjetur asnjë gjurmë trupash. Pjesët e mjetit fluturues janë marrë nga ekspertët që po zhvillojnë hetime mbi shkaqet e aksidentit.

Në bordin e helikopterit i cili u nis drejt Barit të Italisë për të transportuar ish zëvendës-kryeministrin Gramoz Pashko po udhëtonin edhe i biri Rubeni, një mjek, një teknik dhe dy pilotë. Familjet e viktimave kanë njoftuar hapjen e ceremoninevë mortore.

Qeveria vendosi që homazhet në nderim të tyre të kryhen ditën e nesërme në Pallatin e Kongreseve dhe më pas nga bordi i një anijeje do të hidhen në det të hapur buqeta me lule. //ad//

XS
SM
MD
LG