Lidhje

Franca pritet të paraqesë një rezolutë për konfliktin mes Izraelit dhe grupit Hezbollah


Franca do të paraqesë të premten një projekt rezolutë në Këshillin e Sigurimit që synon t’u japë fund luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.

Diplomatë që nuk pranuan të identifikohen thanë se Shtetet e Bashkuara dhe Franca ranë dakort për një resolute armëpushimi, ndonëse Izraeli i ka dhënë urdhër ushtrisë të zgjerojë ofensivën kundër guerriljeve Hezbollah. Pak hollësi janë mësuar rreth përmbajtjes së rezolutës. Të premten paradite, ministrat e jashtëm të Francës, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara u takuan në Nju Jork, në përpjekje për të arritur një marrëveshje.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se janë të gatshëm t’i japin fund ofensives në se Kombet e Bashkuara miratojnë një resolute që plotëson kërkesat e Izraelit. Njoftimet bëjnë të ditur se Libani nuk e pranoi një variant të rezolutës që parashikonte dërgimin e trupave libaneze për të patrulluar kufirin me Izraelin, përkrahë një misioni vëzhguesish të OKB-së, të autorizuar për të përdorur forcën. Zyrtarët izraelitë shprehën pakënaqësi me qëndrimin e Libanit.

XS
SM
MD
LG