Lidhje

Tadiç: Serbët e Kosovës të pambrojtur


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç tha se serbët në Kosovë, kanë frikë për jetën e tyre, megjithë premtimet e administratorit ndërkombëtar dhe autoriteteve lokale për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Këto komente presidenti Tadiç i bëri sot në një deklaratë me rastin e përvjetorit të vdekjes së dy të rinjëve serb, të cilët u qëlluan ndërsa po notonin në një lum të Kosovës. Katër të rinj të tjerë u plagosën gjatë sulmit të vitit 2003, autorët e të cilit ende nuk janë gjetur.

Zoti Tadiç akuzoi zyrtarët ndërkombëtarë dhe vendorë të Kosovës për mosveprim në zgjidhjen e një numri vrasjesh të fëmijëve. Ai tha se serbët e Kosovës kanë frikë për jetën e tyre dhe të familjeve të tyre.

XS
SM
MD
LG