Lidhje

Pasaporta të reja amerikane me mikroprocesorë


Shtetet e Bashkuara filluan të lëshojnë pasaporta që përmbajnë mikroprocesorë të teknologjisë së lartë, të cilët vështirësojnë falsifikimin apo riprodhimin e tyre.

Departamenti i Shtetit tha dje se pasaportat e reja, të ashtuquajtura e-passports, po lëshohen aktualisht nga Agjencia e Pasaportave në Kolorado dhe do të lëshohen nga të gjitha zyrat në muajt e ardhshëm.

Mikroprocesori përmban të njëjtin informacion që gjendet në faqen e brendshme të pasaportës, përfshirë emrin, datën e lindjes dhe numrin. Ai përmban gjithashtu një imazh fotografik dixhital të mbajtësit të pasaportës.

Autoritetet thonë se passaportat dixhitale do ta bëjnë falsifikimin më të vështirë, sepse zyrtarët e kufirit do të jenë në gjendje të krahasojnë materialin në fletët e pasaportës me të dhënat në mikroprocesor.

Veprimtarë për mbrojtjen e privacisë kanë shprehur shqetësim se informacioni në milroprocesor mund të skanohet edhe nga distanca nga persona të pautorizuar të cilët mund të përdorin informacionin personal të udhëtarit.

Por Departamenti i Shtetit thotë se pasaportat e reja kanë mbulesa prej fletësh metalike që e pengojnë nxjerrjen e informacion kur ato mbyllen. //az//

XS
SM
MD
LG