Lidhje

Rritet numri i imigrantëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara


Numri i imigrantëve, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara u rrit me rreth 16 përqind gjatë 5 vjetëve të fundit, kryesisht për arsye të imigrantëve të fundit nga Meksika.

Në një raport të publikuar dje, zyra amerikane për regjistrimin e popullsisë thotë se popullsia e Shteteve të Bashkuara është mbi 280 milion banorë. Prej këtij numri, 41 milion janë hispanikë dhe kjo zyrë llogarit që gati 27 milion janë nga Meksika.

Në raport thuhet gjithashtu se 3 milion imigrantë janë nga Amerika qëndrore dhe mbi 2 milion janë nga Amerika jugore.

Një numër gjithnjë e më i madh imigrantësh kanë filluar të vendosen në shtete të tjera në juglindje dhe në qendër të Shteteve të Bashkuara, ku vendasit nuk janë mësuar të kenë në komunitetet e tyre një numër të madh të huajsh.

Imigracioni i paligjshëm dhe sigurimi i kufirit janë çështje që kanë ngjallur një debat të ndezur në shumë pjesë të Amerikës në këtë fushatë zgjedhore për Kongres.

Këto shifra janë të përfshira në studimin që kryen zyra për regjistrimin e popullsisë për të ndjekur prirjet në komunitetet amerikane. Rezultatet përfshijnë të dhëna mbi racën, origjinën, moshën, nivelin e arsimit dhe shtetësinë e popullatës së studiuar.

XS
SM
MD
LG