Lidhje

OKB-ja u kërkon qeverive të venë në dispozicion trupa për forcën e re paqeruajtëse në Libanin e jugut


Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje qeverive të ndryshme të venë sa më shpejt në dispozicion trupa për forcën e re paqeruajtëse të OKB-së në Libanin e jugut.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Mark Malloch Brown, paralajmëroi dje se vonesat mund të kërcënojnë armëpushimin e tanishëm mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Burime diplomatike thonë se Bangladeshi, Indonezia, Malajzia dhe Nepali kanë ofruar të dërgojnë të paktën nga një batalion ndërsa Danimarka ka premtuar dy luftanije. Britania ofroi mbështje të konsiderueshme detare dhe ajrore.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se vendi i saj nuk do të kontribuojë me trupa por mund të japë mbështetje detare.

Zyrtarët shpresonin se Franca do të kontribuonte me një kontingjent të madh. Por Presidenti Zhak Shirak tha se vendi i tij do të dërgojë tani për tani 200 trupa për të ndihmuar në konsolidimin e forcës së tanishme të OKB-së në rajon. Ende nuk është e qartë nëse Franca do të verë në dispozicion trupa të tjera. //ii

XS
SM
MD
LG