Lidhje

Vazhdojne reagimet ndaj shkrimtarit gjerman Gynter Gras


Ish-presidenti polak, Leh Valesa, dhe ish-drejtuesi i lëvizjes për demokraci në Poloni, Solidarnost, thotë se po e shqyrton mundësinë për të hequr dorë nga titulli qytetar nderi i portit të Gdanskut, pasi shkrimtari gjerman Gynter Grass pranoi të ketë shërbyer në radhët e shërbimit famëkeq nazist SS.

Zoti Valesa tha sot se Grass, i cili mban të njëjtin titull nderi, duhet t’u shpjegojë qytetarëve se përse e ka mbajtur këtë sekret të kohës së luftës për kaq kohë. Zoti Valesa tha se do të heqë dorë nga titulli, nëse Grass nuk jep shpjegime.

Grass, fitues i çmimit Nobel dhe veprimtari njohur i paqes, tronditi opinionin gjerman javën e kaluar kur pranoi se kishte shërbyer në rininë e tij në radhët e shërbimit Vafen SS gjatë luftës së dytë Botërore.

Të hënën, zoti Valesa, gjithashtu fitues i Çmimit Nobel, tha se do të ishte më mirë për Grass të dorëzonte titullin e nderit, se sa të priste që zyrtarët e Gdanskut t’ia hiqnin atë. //az//

XS
SM
MD
LG