Lidhje

Trupat e NATO-s dhe agjentë të policisë bastisin shtëpinë e një ish-komandanti serb


Trupat e Natos dhe agjentë të policisë bastisën disa shtëpi në qytetin serb të Bosnjes, Pale.

Zëdhënësi i Natos Derek Chappel tha sot se trupat e aleancës bastisën shtëpinë e ish-komandantit të policisë që dyshohet se ka ndihmuar ish-udhëheqësin serb të Bosnjes Radovan Karaxhiç.

Ai tha se policia zhvilloi kërkime edhe në shtëpinë e një tjetër komandati të kohës së konfliktit në Pale, rreth 15 kilometra në perëndim të Sarajevës.

Radovan Karaxhiç dhe komandanti i tij ushtarak, Ratko Mlladiç janë dy personat më të kërkua nga Gjykata e Hagës. Ata janë akuzuar për gjenocid për masakrimin në vitin 1995 të rreth 8 mijë myslimanëve në Srebrenicë.

XS
SM
MD
LG