Lidhje

Bernanke: Tensionet ndërkombëtare, rrezik për rritjen globale


Drejtori i Bankës Qendrore amerikane, ose Rezerva Federale, thotë se ritmi i integrimit ekonomik global është i jashtëzakonshëm, por ai paralajmëron se tensionet ndërkombëtare dhe rreziku i terrorizmit përbëjnë një rrezik real për rritjen ekonomike në botë.

Drejtori i Rezervës Federale, Bernard Bernanke i bëri këto komente në një fjalim që mbajti në konferencën vjetore të Bankës. Bernanke vlerësoi kontributin e Kinës dhe Indisë në rritjen e ekonomisë botërore. Ai theksoi në të njëjtën kohë përfitimet nga përparimi në teknologji dhe në komunikacione, që ia kanë bërë më të lehtë kompanive zgjerimin e tyre përtej kufijve.

Megjithatë, zoti Bernanke tha se formuluesit e politikës amerikane duhet te sigurohen që nga përfitimet e integrimit global të përfitojnë si punonjësit amerikanë, edhe kompanitë që po humbin ecurinë e tyre të shpejtë dhe përfitimet për shkak të konkurencës jashtë vendit.

Drejtori i Rezervës Federale, Bernanke nuk diskutoi mbi politikën monetare të Shtetevee të Bashkuara dhe mbi kushtet ekonomike.

XS
SM
MD
LG