Lidhje

Ivanov: Diskutimet për sanksione ndaj Iranit janë të parakohëshme


Ministri i Mbrojtes i Rusisë, Sergei Ivanov thotë se është e parakohëshme të bëhet fjalë për sanksione të OKB-së ndaj Iranit mbi programin e tij bërthamor. Zoti Ivanov tha në një konferencë shtypi se nevojitet më tepër kohë në përpjekjet për zgjidhjen e çështjes bërthamore me negociata.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, tha se Bashkimi Evropian po përpiqet të zhvillojë bisedime të reja me Iranin për të sqaruar përgjigjen e Teheranit ndaj paketës së stimujve të fuqive botërore, që u paraqit me qëllim që Irani të pezullojë pasurimin e uraniumit.

Më parë presidenti francez Zhak Shirak tha se përgjigja e Iranit ndaj paketës së stimujve ndërkombëtarë ishte e paqartë. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme franceze tha sot se Teherani nuk ka thënë në se do ta ndërpresë veprimtarinë e tij bërthamore.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit tha se Washingoni do të kërkojë sanksione, nëse Irani nuk i jep fund deri në afatin e 31 gushtit veprimtarisë bërthamore të caktuar nga OKB-ja. Në Teheran, kleriku i lartë Ahmad Khatami tha se Irani hedh poshtë atë qv ai e quajit gjuha e forces.

XS
SM
MD
LG