Lidhje

Irani inaguron një pjesë të re të një uzine për prodhimin e ujit të rëndë


Irani ka inaguruar një pjesë të re të një uzine për prodhimin e ujit të rëndë, vetëm disa ditë përpara afatit të OKBsë që i kërkon Teheranit të ndalojë pasurimin e uraniumit. Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad foli sot në inagurimin e uzinës në juglindje të Teheranit.

Zoti Ahmadinejad tha se vendi i tij ka të drejtë të përdorë teknologji bërthamore. Ai tha se aktivitetet bërthamore të Iranit nuk kërcënojnë askënd, as edhe Izraelin.

Uji i rëndë i prodhuar do të ftohë një stacion të energjisë bërthamore që do të ndërtohet në zonë. Por plutoniumi do të jetë produkt i dytë dhe mund të përdoret për bombën bërthamore. Irani thotë se uzina është për prodhimin e energjisë, por vendet perendimore besojnë se Teherani po punon për të ndërtuar bombën bërthamore.

Në Izrael, një ish ministër i mbrojtjes tha se uzina për prodhimin e ujit të rëndë shënon një hap tjetër të madh të Iranit drejt prodhimit të një bombe bërthamore.

XS
SM
MD
LG