Lidhje

Shtetet e Bashkuara shprehin mbështetjen për qeverinë e re të Maqedonisë


Shtetet e Bashkuara e përshëndetën sot qeverinë e re të Maqedonisë, duke thënë se zgjedhjet demokratike të muajit të kaluar dërgojnë një sinjal pozitiv për fuqizimin e institucioneve demokratike të vendit.

Ambasada amerikane në Shkup, përmes një deklarate, shprehu mbështetje për Kryeministrin Nikola Gruevski dhe për kabinetin e tij.

Javën e kaluar, zoti Gruevski u zotua se do të punojë më me shpejtësi për pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ai i tha Parlamentit se do të punojë për dyfishimin e rritjes ekonomike të Maqedonisë në të paktën 6 për qind.

XS
SM
MD
LG