Lidhje

Ahtisari: Mediat serbe i kanë keqinterpretuar komentet 


Kryenegociatori i OKB-së për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, tha se mediat në Beograd i kanë keqinterpretuar komentet e tij në fillim të muajit lidhur me përgjegjësinë e serbëve për gjendjen aktuale në Ballkan. Një zëdhënëse e zotit Ahtisari, nëpërmjet një deklarate, tha se kryenegociatori ndërkombëtar nuk i ka cilësuar asnjëherë serbët si fajtorë kolektivë, në një takim që ka zhvilluar me negociatorët serbë për statusin e Kosovës.

Në deklaratën e zotit Ahtisari thuhet se ai vetëm se u ka thënë delegatëve serbë se çdo vend duhet të mbajë barrën e tij dhe se duhet të ketë parasysh të shkuarën e tij.

Në deklaratë thuhet se ndërsa udhëheqja aktuale demokratike e Serbisë nuk mund të mbahet përgjegjëse për politikat e qeverisë e së ish-Presiedntit jugosllav Sllobodan Milloshevic, ajo duhet ta ketë parasysh të kaluarën. Në deklaratë thuhet se kjo duhet mbajtur parasysh edhe në bisedimet aktuale për të ardhmen e Kosovës.

XS
SM
MD
LG