Lidhje

Anan e quan Holokaustin fakt historik të pamohueshëm


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan tha gjatë vizitës së tij në Teheran se Holokausti është një fakt historik i pamohueshëm. Zoti Anan foli pas takimit me presidentin Mahmound Ahmadinejad.

Komentet e tij pasuan njoftimin se Irani do të organizojë një konferencë që shtron pyetje mbi atë që zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit e quajti ekzagjerime të Holokaustit.

Presidenti i Iranit e ka përshkruar Holokaustin si një mit, koment që është dënuar nga Perëndimi. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shkaktoi sot përsëri shqetësime rreth ekspozitës në Teheran me karikatura provokuese ndaj Holokaustit.

Po sot, zoti Annan tha se presidenti iranian përsëriti mbështetjen për rezolutën e OKB-së që solli armëpushimin midis Izraelit dhe Hezbollahut.

XS
SM
MD
LG