Lidhje

Presidenti Bush tha se punëtorët amerikanë janë forca lëvizëse e Shteteve të Bashkuara


Presidenti Bush tha se punëtorët amerikanë janë forca lëvizëse e Shteteve të Bashkuara që kanë një vend udhëheqës në ekonominë botërore.

Në një fjalim që mbajti sot, me rastin e Ditës së Punës, Presidenti tha gjithashtu se vendi duhet ketë më pak varësi tek nafta e importuar dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të tregohen agresive në përpjekjet për hapjen e tregjeve ndërkombëtare ndaj mallrave amerikane.

Presidenti e mban këtë fjalim, ndërsa përpiqet të sigurojë mbështetje për Partinë e tij Republikane në prag të zgjedhjeve për në Kongres të muajit nëntor. Dita e Punës, e cila festohet të hënën e parë të shtatorit, u krijua me nismën e lëvizjes sindikaliste amerikane. Ajo festohet çdo vit që prej më shumë se një shekulli dhe është dita kur nderohet kontributi i punëtorëve amerikanë.

XS
SM
MD
LG