Lidhje

Kompanitë në kërkim të produkteve që nuk e ndotin ambjentin


Shumë kompani po mësojnë se mund të jenë njëkohësisht pro-bisnesit dhe pro-ambjentit pa dëmtuar synimin e tyre kryesor, fitimin. Në fakt për disa, kjo eksperiencë ka qënë shumë fitimprurëse.

Të jesh miqësor ndaj mjedisit nuk ka të bëjë thjesht me ngrohjen globale apo pakësimin e gazeve. Për disa kompani do të thotë t’u japësh konsumatorëve pikërisht atë që duan.

Kompania General Electric thotë se shitjet e prodhimeve të saj që konsumojnë më pak energji, që nga llampat e deri tek motorët e lokomotivave arritën në 10 miliardë dollarë vitin e kaluar. Gary Sheffer është zëdhënës i konglomeratit. Ai thotë se kjo shifër është dyfishuar nga një vit më parë. " Kemi shitur të gjitha makineritë për prodhimin e energjisë nga era dhe pothuajse të gjithë motorët e efektshëm të avionëve", thotë zëdhënësi.

Edhe kompania Wal-Mart ka zbuluar se prodhimet miqësore për mjedisin shiten. Kompania e shitjeve me pakicë është tani konsumatori më i madh në botë i pambukut të rritur organikisht. Fred Krup është me grupin jo-fitimprurës, Environmental Defense. "Kompanitë po shohin se gjithnjë e më shumë njerëzit kërkojnë prodhime më të pastra për mjedisin, më produktive, kështu që kërkojnë mallra nga të cilat mund të nxjerrin më shumë fitime".

Por jo çdo gjë ka të bëjë me shitjen e prodhimeve më të pastra për mjedisin. Kompania e prodhimeve kimike Dupont ndryshoi teknologjinë e saj 10 vjet më parë për të pakësuar ëlirimin e gazeve në atmosferë. Dhe nga procesi kurseu më shumë se dy miliardë dollarë.

Kompania FedEx shpërndan porosi në mbarë botën. Ajo gjithashtu ka gjetur mënyrën për të kursyer para. Drejtori i departamentit ambjentalist të FedEx Mitch Jackson thotë se operacionet në aeroportin Oakland në Kaliforni, kryen nga energjia diellore. "Ne kemi furnizim të pastër dhe të ripërtëritshëm të energjisë me një çmim të pandryshuar, falas nga dielli për 30 vjet".

Kursimin e energjisë e sheh edhe në zyrat e korporatave. Kulla futuriste Hearst në Nju Jork ndriçohet tërësisht nga dielli. Ujëvara e ndërtesës u projektua për të freskuar mjediset. Tek ndërtesa e re e Bankës Amerikane, mbeturina të kafenesë do të shndërrohen në gaz metan për të furnizuar godinën me energji. Ekspertët thonë se ndërtesa të tilla do të kursejnë miliona dollarë në vit nga kostoja e energjisë.

XS
SM
MD
LG