Lidhje

Nasa shtyn fluturimin e anijes Atlantis për shkak të një difekti teknik


Agjencia amerikane e hapësirës NASA shtyu sot nisjen e anijes së hapësirës Atlantis për shkak të një problemi teknik. NASA thotë se shpreson që nisja të bëhet nesër pasi të riparojë problemin në një nga tre sistemet që prodhojnë energji elektrike gjatë fluturimit.

Në fillim ishte planifikuar që Atlantis të nisej muajin e kaluar por një goditje rrufeje dhe një stuhi tropikale shkaktuan një sërë shtyrjesh. Në misionin 11 ditor, astronautët pritet t’i shtojnë një mekanizëm që peshon 16 tonë stacionit ndërkombëtar të hapësirës, përfshirë dy panele diellore synimi i të cilave është që në të ardhmen të sigurojnë një të katërtën e energjisë që i duhet stacionit të hapësirës.

Nëse Nasa nuk e nis Atlantisin deri të premten do t’i duhet ta shtyjë lëshimin e tij deri në fund të tetorit.

XS
SM
MD
LG