Lidhje

Anija Atlantis niset për në hapësirë


Administratori i Agjencisë Ameriken të Hapësirës, NASA, e cilësoi nisjen sot në hapësirë të anijes amerikane Atlantis për vajtjen ardhje në hapësirë si një hedhje magjike, pasi inxhinierët shfrytëzuan mundësinë e tyre të fundit për hedhjen e anijes para se ajo të shtyhej për disa javë.

Nisja ishte shtyrë për gati 2 javë si pasojë e motit të papërshtatshëm dhe problemeve teknike. Gjashtë astronautët në bordin e anijes Atlantis ishin gati të fillonin nga puna. Atlantis është në program të lidhet me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ku astronautët do të montojnë dy panele diellore për prodhim energjie.

Në se nisja e sotme nuk do të realizohej, astronautët do të prisnin për disa javë, pasi një mision rus është planifikuar për nga fundi i muajit të shkojë në stacionin ndërkombëtar të hapësirës.

Ndërtimi i stacionit ndërkombëtar të hapësirës u ndërpre pas katastrofës në shkurt të vitit 2003 të anijes së hapësirës Kolumbia, që shkaktoi një moratoriu të gjatë të fluturimeve në hapësirë. Kolumbia shpërthe ndërsa rihyri në atmosferën e tokës, duke shkaktuar vdekjen e të 7 astronautëve.

XS
SM
MD
LG