Lidhje

Astronautët në Atlantis kontrollojnë anijen për difekte të mundshme


Astronautët në bordin e anijes Atlantis po kontrollojnë pjesën e saj të jashtme që e mbrojnë nga temperaturat e larta për ndonjë dëm që mund t’i ketë ndodhur gjatë lëshimit të djeshëm. Agjencia amerikane e hapësirës, NASA thotë se duket që dy copa u shkëputën nga serbatori gjatë lëshimit të anijes në orbitë, por Nasa thotë se nuk duket se është shkaktuar ndonjë dëm.

Dëmi i shkaktuar nga shkëputja e copave të materialit mbrojtës gjatë nisjes për në hapësirë ishte shkaku i fatkeqësisë së anijes Columbia në vitin 2003. Bashkë me kontrollin e sotëm ekuipazhi i anijes Atlantis do të përgatitet për ankorimin nesër me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Atlantis u nis dje nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida pasi lëshimi i shty disa herë për shkak të motit të keq dhe problemeve teknike. //rd//

XS
SM
MD
LG