Lidhje

Irani dhe BE-ja thonë se kanë bërë përparim në bisedime


Një diplomat i lartë evropian dhe kryenegociatori i Iranit për çështjet bërthamore thonë se kanë bërë përparim në bisedime mbi programin bërthamor të Iranit.

Sot në Vjenë, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Javier Solana, tha se diskutimet me negociatorin iranian Ali Larixhani ishin produktive dhe negociatat do të vazhdojnë ditët e ardhshme. Zoti Larixhani tha se janë sqaruar disa keqkuptime.

Bisedimet mund të jenë shansi i fundit i Iranit për të shmangur sanksionet ndërkombëtare në lidhje me programin e tij bërthamor. Shtetet e Bashkuara po kërkojnë sanksione për të ndëshkuar Iranin për shkak të mospërfulljes së afatit të 31 gushtit të vënë nga Kombet e Bashkuara për të pezulluar pasurimin e uraniumit.

Sot më herët, ministria e jashtme iraniane tha se Teherani nuk do të ndalë pasurimin e uraniumit, duke e përshkruar çështjen e pezullimit si diçka të së kaluarës. //rd//

XS
SM
MD
LG