Lidhje

Mali i Zi: rezultatet e para zgjedhore - fitore e partisë së Gjukanoviçit


Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale që u mbajtën dje në Malin e Zi, flasin për një fitore të plotë të Partisë Demokratike Socialiste të kryeministrit Millo Gjukanoviç.

Katër partitë politike shqiptare fituan nga një vend në parlament, ndërsa shumicën e këshilltarëve në komunën urbane të Tuzit, në Malësi e fitoi koalicioni i Alternativës Shqiptare me Lidhjen Demokratike.

Sipas Komisionit Zgjedhor Republikan, votimet u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë parregullëesi të theksuar. Sipas të dhënave të Komisionit Republikan, në zgjedhje mori pjese një numër i konsiderueshëm votuesish.

Edhe në Komunën e Ulqinit u shënua një pjesëmarrje e madhe e votusve në këto zgjedhje. Në këtë komunë të drejtë vote kishin mbi 17 mijë votues.

Sipas kryetarit të Komisionit Zgjedhor të Komunës, Pjetër Lulgjuraj, procesi zgjedhor u zhvillua i qetë dhe në një atmosferë toleruese. E veçanta e këtyre zgjedhjeve ishte votimi për herë të parë për Komunën Urbane të Tuzit në Malësi, ku për kuvendin e tij do te zgjidheshin 21 këshilltarë.

Për 81 vendet e Parlamentit të Malit të Zi konkurruan 20 parti të bashkuara në 12 subjekte me rreth 750 kandidatë.
Ndërkaq, forcat politike shqiptare paraqiten në 4 lista deputetësh, kurse 5 kandidatë konkuruan për postin e kryetarit të Komunës së Ulqinit. Partitë politike shqiptare konkuruan në një zonë të veçantë zgjedhore ku janë të përfshira vendbanimet me popullatë shqiptare, për të cilët janë rezervuar 5 vende në Parlament.
Këto janë zgjedhjet e shtata parlamentare që nga miratimi i sistemit pluralist në Mal të Zi dhe të parat pas pavarësisë së kësaj republike.//ii
XS
SM
MD
LG