Lidhje

Irak: Gjenden trupat e 20 burrave të vrarë nga dhuna sektare


Forcat irakiane të sigurimit gjetën sot në Bagdat trupat e 20 meshkujve, duke e çuar në mbi 80 vetë numrin e personave që, siç duket, janë viktima të dhunës sektare.

Në komentet që bëri në Bagdat, një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha se ka pasur shkallëzim të dhunës në kryeqytet, dhe se pjesa më e madhe e incidenteve kanë qenë vrasje të kësaj natyre.

Po sot, autoritetet irakiane thonë se nga shpërthimi i dy makinave bombë në Bagdat janë vrarë të paktën 10 vetë dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Në Divanijah, në jug të kryeqytetit, autoritetet kanë vendosur ndalim-qarkullimin pasi policia hapi zjarr mbi demonstruesit, duke vrarë një dhe duke plagosur 10 të tjerë. Demonstruesit po protestonin ndaj një bastisjeje amerikane në një zyrë të klerikut radikal shiit, Moktada al-Sadr.

Në zhvillime të tjera, zyrtarë të sigurimit thonë se forcat e irakiane kanë vrarë një ndihmës të lartë të udhëheqësit të al-Kaidës në Irak, Abu Ayyub al-Masri dhe kanë arrestuar një tjetër.

Ndërkaq, ushtria amerikane njoftoi se 2 ushtarë të tjerë të saj ishin vrarë në luftime në Irak. //kk//

XS
SM
MD
LG