Lidhje

Ministri i jashtëm spanjoll dëshmon për avionët e CIA-s që transportonin të dyshuar për terrorizëm


Ministri i Jashtëm i Spanjës dëshmoi se avionë të CIA-s, të cilët transportonin të dyshuar për veprimtari terroriste për në burgje sekrete në Evropë, kanë bërë ndalesa në territor spanjoll.

Por ministri Migel Anhel Moratinos i tha një komisioni të Parlamentit Evropian se nuk janë kryer shkelje të ligjit spanjoll, gjatë mandatit të qeverisë ku bën pjesë ai.

Zoti Moratinos ishte i pari ministër evropian që dëshmon për objekte sekrete burgimi para komisionit në Bruksel. Presidenti Bush pohoi për herë të parë javën e kaluar ekzistencën e objekteve të interrogimit.

Presidenti nuk i identifikoi objektet. Por hetimet e Parlamentit Evropian janë përqëndruar në akuzat se afro 14 objekte të tilla kanë operuar në Evropën lindore.

XS
SM
MD
LG