Lidhje

Irak: 3 të vrarë dhe mbi 20 të plagosur nga tre shpërthime në Bagdat


Autoritetet irakiane thanë se tre shpërthime të veçanta në Bagdat vranë të paktën tre persona dhe plagosën mbi 20 të tjerë. Midis viktimave ishin dy policë irakianë.

Po sot, ministria e brendëshme njoftoi planet për hapjen e trasheve përreth qytetit për të penguar kryengritësit dhe makinat me eksplozivë të hyjnë në kryeqytet. Një zëdhënës tha se hyrja për në Bagdat do të kufizohet në 28 pika kontrolli përgjatë rrugëve kryesore për në qytetin me 6 milion banorë.

Në zhvillime të tjera, autoritetet irakiane thanë se që nga dje kanë gjetur më shumë se 35 trupa në Bagdat dhe përreth tij. Ata thanë se trupat duket të jenë viktima të dhunës sektare që ka përfshirë kryeqytetin dhe pjesën tjetër të vendit të shkatërruar nga lufta.

Zbulimi i fundit e sjell numrin e përgjithshëm të trupave të gjetur në Bagdat që nga e mërkura në më shumë se 150.

XS
SM
MD
LG