Lidhje

Irak: 18 të vrarë dhe 55 të plagosur nga një sulm vetvrasës në Kirkuk


Policia irakiane tha se një autor sulmesh vetvrasëse hodhi në erë kamionin bombë në qytetin e Kirkukut, duke vrarë 18 persona dhe duke plagosur 55 të tjerë. Ky ishte sulmi më i rëndë në serinë e shpërthimeve të sotme vdekjeprurëse në atë qytet.

Zyrtarët irakianë thanë se një person i armatosur në kamion qëlloi mbi civilët para se makina të shpërthente pranë një qendre policore.

Autoritetet thanë se të paktën pesë shpërthime të tjera ndodhën në Kirkur, përfshi dy që kishin si objektiv patrulla të policisë. Të paktën gjashtë persona u vranë.

Në jug të Bagdatit, policia zbuloi 24 trupa të tjerë irakianësh të torturuar dhe vrarë nga skuadrat sektare të vdekjes. Gati 200 trupa janë gjetur në kryeqytet që nga e mërkura.

Ndërkohë, autoritetet ushtarake amerikane njoftuan se një detar, pjesë e njësive të marinës, vdiq nga plagët e mara në luftimet e zhvilluara në provincën Anbar, në perëndim të Bagdatit.

//ze//

XS
SM
MD
LG