Lidhje

Shqipëri: Fillon viti i ri shkollor


Viti i ri shkollor u çel sivjet në Shqiperi me kushte të përmirësuara të infrastrukturës mësimore, libra të përgatitura që më parë dhe me një numër gjithnjë në rritje të nxënësve.

Janë rreth 51 mijë fëmijë që shkuan sot në klasë të parë të shoqëruar nga prindërit dhe familjarë të tjerë në afro 1800 shkollat 9 vjecare që hapën sot dyert në të gjithë Shqipërinë. Ata ju bashkuan sot mbi 600 mijë nxënësve të tjerë që ndjekin mësimin në nivele të ndryshme të sistemit arsimor në shkolla 9 vjecare dhe në 370 shkolla të mesme publike e private.

Shqetësimi i përvitshëm i mungesës së teksteve dhe shitjes së tyre në tregun e zi, sivjet vlerësohet se është zgjidhur në masën më të madhe. Shkollat kanë marrë që në ditën e parë të mësimit 95% të librave shkollorë, duke u prerë rrugën praktikave korruptive me shtijen e teksteve. Qeveria ka marrë përsipër të subvencionojë mbi 2/3 e kostos së librave shkollorë, dhe të mbështesë familjet e varfra me fonde në dobi të studimit të fëmijëve të tyre.

Sistemi arsimor shqiptar po vuan mjaft vitet e fundit nga mbingarkesa e klasave mësimore deri 45 nxënës, për shkak të lëvizjeve të mëdha demografike të popullsisë drejt qyteteve kryesore, dhe mbetjes bosh të shumë shkolave në zonat që braktisen.

Mbingarkesa në punë ka sjellë kërkesa në rritje për shtim të numrit të mësuesve, apo për shtim të pagave të tyre. Përfaqësues të qeverisë premtuan sot në ceremoni të ndryshme rritje së shpejti të pagave të mësuesve, një sistem më të mirë ngrohjeje dhe shpërndarje e internetit në të gjithë shkollat e vendit. //ad//

XS
SM
MD
LG