Lidhje

Merkel: Reformat ekonomike - përgjigja ndaj ekstremeve politike


Disa politikanë gjermanë po bëjnë thirrje për përpjekje më të mëdha për distancimin e elektoratit nga grupe me qëndrime të skajshme politike, pasi një parti e së djathtës ekstreme fitoi vende në një asamble rajonale.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se mënyra e vetme për të realizuar këtë synim është vazhdimësia e reformave ekonomike.

Partia Kombëtare Demokratike e konsideruar nga shumë gjermanë si neo-naziste fitoi rreth shtatë për qind të votave në zgjedhjet e djeshme në Mecklenburg të Pomeranias Perëndimore, që janë të mjaftueshme për të siguruar vende në legjislaturë.

Anëtari i partisë Udo Pastoers e akuzoi koalicionin qeveritar të zonjës Merkel se nuk po bën asgjë për përparimin ekonomik të rajonit. Mecklenburg ka përqindjen më të lartë të papunësisë në Gjermani me rreth 18 për qind. //ad//

XS
SM
MD
LG