Lidhje

Afganistan: 4 ushtarë të Natos gjejnë vdekjen në sulme vetëvrasëse


Tre shpërthime vetëvrasëse në Afganistan kanë shkaktuar vdekjen e të paktën katër ushtarëve të NATO-s, tre policëve afganë dhe dhjetë personave të tjerë.

Katër ushtarë kanadezë të NATO-s humbën jetën ndërsa u shpërndanin blloqe shënimesh dhe stilolapsa fëmijëve. Autori i një sulmi vetëvrasës hyri me biçikletën e tij ne mesin e turmës dhe hodhi veten në erë.

Të paktën 10 ushtarë dhe 25 fëmijë u plagosën. Në Afganistanin Perëndimor autori i një sulmi tjetër me biçikletë aktivizoi një bombë duke shkaktuar vdekjen e 10 vetëve dhe plagosi 15 në qytetin e Heratit. Policia thotë se ai kishte si objektiv një oficer të lartë policie.

Dje në Kabul, nga një sulm vetëvrasës me makinë bombë u vranë tre policë dhe u plagos një tjetër. Shpërthimi ndodhi në një rrugë në lindje të qytetit që është bërë shpesh objektiv i sulmeve vetëvrasëse. //ad//

XS
SM
MD
LG