Lidhje

30 të vrarë në 2 incidentet e fundit me dhunë në Irak


30 vetë humbën jetën nga sulme vetëvrasëse në dy qytete të Irakut. Policia thotë se autori i një sulmi vetëvrasës në Tal Afar në veri të Bagdadit hodhi veten në erë në një treg të hapur duke shkaktuar vdekjen e të paktën 20 personave dhe plagosjen e 17 të tjerëve.

Në Ramadi në provincën perëndimore të Anbarit një sulm vetëvrasës me makinë bombë shkaktoi vdekjen e 13 personave. Policia thotë se të paktën 10 persona të tjerë u plagosën në sulmin që ndodhi ndërsa vullnetarët u mblodhën para një qendre për rekrutimin e policëve.

Udhëheqës fisnorë në Anbar janë bashkuar kohët e fundit për të luftuar kryengritjen. Udhëheqësit u takuan javën e kaluar për të krijuar një forcë prej të paktën 20 mijë burrash dhe i kanë kërkuar qeverisë irakiane për armë dhe mbështetje.

Në zhvillime të tjera, persona të armatosur në Baquba vranë katër anëtarë të një familjeje në shtëpinë e tyre.

XS
SM
MD
LG