Lidhje

Kombet e Bashkuara dënojnë shpërthimin me bombë në Klinë


Kombet e Bashkuara kanë dënuar shpërthimin me bombë në Kosovë, ku mbetën të plagosur 4 anëtarë të një familjeje serbe në shtëpinë e tyre në qytetin perëndimor të Klinës.

Zëvendës administratori i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Steven Shuk, tha sot se shpërthimi i djeshëm ishte një sulm kundër njerëzve të pafajshëm dhe nuk i shërben asnjë qëllimi. Shuk i bëri gjithashtu thirrje policisë vendase të ndërmarrë një hetim intensiv.

Autoritetet thonë se shpërthimi ndodhi në një ndërtesë banimi në qytet, rreth 60 kilometra në perëndim të Prishtinës. Disa shpërthime të tjera kanë ndodhur në rajon gjatë javës së kaluar, duke përfshirë edhe shpërthimin e të premtes në një makinë të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Fatmir Rexhepi. Nuk ka patur njoftime për të plagosur në këto shpërthime.//lk

XS
SM
MD
LG