Lidhje

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vazhdon punimet


Nënpresidenti i Kubës Esteban Lazo Hernandez iu bashkua Presidentit venezuelian Hugo Çavez duke e shfrytëzuar fjalimin e tij drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të kritikuar Shtetet e Bashkuara.

Zoti Hernandez akuzoi Uashingtonin se ka forcuar embargon ndaj Kubës dhe se po përpiqet të minojë qeverinë kubane. Më parë Presidenti venezueljan, Hugo Çavez iu referua disa herë me radhë presidentin Bush me termat “djalli” dhe “tirani.” Zoti Çavez u bëri thirrje udhëheqësve botërorë t'i bëjnë qëndresë asaj që e cilësoi si imperializmi amerikan.

Udhëheqësi venezuelian akuzoi Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të vënë nën kontroll botën dhe të shfrytëzojnë burimet e saj dhe bëri thirrje për reforma në sistemin e Kombeve të Bashkuara, për të pakësuar atë që e cilësoi si ndikim amerikan.

Ambasadori amerikan pranë Kombeve të Bashkuara, John Bolton, tha se ai, që po përpiqet të ndikojë tek vendet e tjera është vetë Presidenti Çavez. Ambasadori Bolton tha se komente të tilla si ato të zotit Çavez bien në kundërshtim me interesat e Venezuelës.//lk

XS
SM
MD
LG