Lidhje

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vazhdon ditën e tretë të punimeve


Udhëheqësit botërorë po zhvillojnë sot ditën e tretë të takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Presidenti i Libanit, në fjalimin e tij e dënoi Izraelin për shkatërrimin e vendit të tij nga ai që e ai e cilësoi “agresion barbar” ndaj shtetit hebraik.

Presidenti libanez Emile Lahud e akuzoi Izraelin se ka vënë në objektivin e tij kryesisht civilë dhe sa ka vrarë mijëra vetë gjatë operacionit ushtarak kundër grupit militant Hezbollah në Liban. Zoti Lahud tha se megjithatë, konflikti nuk e ka dobësuar vendosmërinë e popullit libanez dhe se ai e mbështeti qeverinë e vendit gjatë luftës një-mujore.

Po sot, mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së edhe presidenti i Serbisë Boris Tadic, i cili tha se Kosova është një nga problemet më të vështira me të cilat përballet vendi i tij. Ai tha se një resolutë e re për Kosovën duhet të mbështetet tek parimet e ligjit ndërkombëtar dhe në vlerat demokratike. Në hapje të ditës së tretë të sesionit të 61-të të Asamblesë së Përgjithsme të OKB-së, Presidenti i Malawit bëri thirrje për një status vëzhguesi për Taiwanin në Kombet e Bashkuara.//lk

XS
SM
MD
LG