Lidhje

Kryeministri hungarez kërkon falje


Kryeministri hungarez, Ferenc Gyrksani, ka kërkuar falje për komentet e publikuara, ku ai pranonte se kishte gënjyer votuesit mbi gjendjen ekonomike të Hungarisë.

Në komentet e inçizuara në muajin maj dhe të publikuara 10 ditë më parë, kryeministri shprehet se qeveria ka gënjyer “ditë e natë” dhe nuk ka bërë asgjë në 4 vjet për të zvogëluar deficitin buxhetor. Këto deklarata fyese kanë shkaktuar protesta në kryeqytetin hungarez dhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.

Përpara mbledhjes së sotme të kabinetit në Budapest, zoti Gyrksani tha se pranon se ka humbur besimin e popullit dhe se do të duhet kohë për të rifituar këtë besim. Ai tha gjithashtu se nuk mendoi në kohën e komenteve që populli hungarez do të kuptonte nevojën për sakrifica, ndërkohë që qeveria e tij përpiqet të zbatojë masa të rrepta. //rd//

XS
SM
MD
LG