Lidhje

Qeveria e Kryeministrit Koshtunica në rrezik


Një parti reformiste serbe thotë se ka në plan të largohet nga koalicioni qeverisës për të protestuar ndaj apatisë së qeverisë për të arrestuar të dyshuarin për krime lufte, Ratko Mladiç.

Zyrtarët e partisë “G17 Plus” thonë se katër ministrat e saj do të japin dorëheqjen nesër. Në qoftë se dorëheqja e tyre pranohet, qeveria e Kryeministrit Vojislav Kostunica do të bjerë, gjë që do të bënte të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Zyrtarët e partisë thonë se vendimi i tyre u mor në përgjigje të pezullimit të vazhdueshëm të bisedimeve mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe. Zyrtarët e BE-së i pezulluan bisedimet në muajin maj dhe thanë se ato do të rifillonin kur Serbia të bashkëpunonte plotësisht me gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës.

Gjykata e ka akuzuar Mladiçin, komandantin e forcave serbe të Bosnje-Hercegovinës në vitin 1995 për sulme ndaj popullatës civile gjatë konfliktit ballkanik. //rd//

XS
SM
MD
LG